Flash News

E-TJERA

Thirrja e kongresmenit amerikan: Të rishqyrtohet reforma në drejtësi, po minon sundimin e ligjit

Thirrja e kongresmenit amerikan: Të rishqyrtohet reforma në

Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Europën, ka shprehur shqetësimin për ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, gjatë një deklarate të fundit.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për qytetarët,” tha Self.

Kongresmeni theksoi se numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar ka shënuar një rritje shqetësuese, duke shkaktuar vonesa që mund të zgjasin nga 8 deri në 15 vjet për një vendim përfundimtar.

“Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor,” shtoi ai.

Self gjithashtu bëri thirrje për vëmendje ndaj sfidave demografike në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur eksodin e të rinjve të aftë dhe të arsimuar, si dhe plakjen e popullsisë, që sipas tij ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

“Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të aftë dhe të arsimuar”, deklaroi kongresmeni.

Të fundit