Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje 35-vjeçaren në Astir

Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje 35-vjeçaren në

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga të dhënat e para, mësohet se një kamioni ka përplasur një këmbësore, E. N., 35 vjeçe e cila për pasojë ka humbur jetën në vend.

"Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë", njofton policia paraprakisht. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit