Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Shoferi i betonieres aksidenton për vdekje punonjësin

Tiranë/ Shoferi i betonieres aksidenton për vdekje punonjësin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë. Një 36-vjeçar, shofer i një betoniereje ka aksidentuar për vdekje një punonjës 58-vjeç, duke punuar në një subjekt në kryeqytet.

Policia ende nuk e ka sqaruar se në cilin subjekt ka ndodhur ngjarja, ndërsa thotë se ka arrestuar shoferin e betonieres.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit