Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, rikthehet për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, rikthehet për gjykim dosja

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka kthyer për rigjykim çështjen e ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili u dënua me 4 vite burgim në shkallën e parë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mesohet se arsyet e krthimit për rigjykimit të dosjes janë për shkelje proceduriale nga Gjykata e Lezhës, di dhe thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova. 

Vendimi është marrë sot dhe në ditët në vijim pritet që trupa gjykuese të japi më të detajuara argumentat ligjore të zbardhura, për kthimin në shkallë të parë të kësaj dosje.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 së bashku me disa zyrtarë të tjerë pasi akuzoheshin për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranes së Hedhun në Shengjin, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.


Të fundit