Flash News

E-TJERA

Trafikonin armë drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal

Trafikonin armë drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen penale ndaj një grupi të strukturuar kriminal, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas SPAK, hetimet zbuluan se armët ishin fshehur në produkte druri (mobilie) me destinacion përfundimtar Mbretërinë e Bashkuar.

 Zbulimi u bë më 10 prill 2023 në Portin e Durrësit, kur gjatë skanimit të një furgoni me targa britanike u konstatuan 8 pistoleta, municione dhe krehra, të fshehura në një tavolinë druri.

Në bashkëpunim me autoritetet britanike, BKH dhe Policinë e Shtetit, hetimet çuan në identifikimin e një rrjeti të ndarë në dy nëngrupe: një që vepronte në Shqipëri dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar.

Struktura e grupit kriminal sipas SPAK:

 Në Shqipëri:

o Drejtues: Adulla Hoxhaj

o Pjesëmarrës: Rifat Avdiaj, Bojken Turtulli, Franko Gjalpi (i dënuar më herët)

• Në Britani të Madhe:

o Drejtues: Almir Gjidiaj

o Pjesëmarrës: Admir Tutaj, Alban Gjidiaj

Hetimet zbuluan se grupi kishte përdorur identitete të rreme për dërguesit dhe pritësit e “porosive”, kishte fshehur numrat serikë të armëve dhe kishte krijuar logjistikë të plotë për kontrabandimin e tyre në territor britanik.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestruan gjithsej 33 armë zjarri, qindra fishekë, pajisje optike ushtarake, automjete, veshje speciale dhe para cash.

Të fundit