Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Koçan: 5 të lënduar kthehen në vend pas trajtimit jashtë vendit

Tragjedia në Koçan: 5 të lënduar kthehen në vend pas

Pesë pacientë të lënduar nga tragjedia në Koçan, të cilët u trajtuan jashtë vendit, janë kthyer në atdhe.

Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, ata pritet të lirohen dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, falënderoi shtetet që ofruan ndihmën mjekësore dhe theksoi se Shtabi i Krizës vazhdon të koordinojë mbështetje për pacientët dhe familjet e tyre.

Të fundit