Flash News

E-TJERA

Tre vaksinat anti-covid/ Përparësitë dhe disavantazhet e tyre, cilën do të zgjedhin vendet e varfëra

Tre vaksinat anti-covid/ Përparësitë dhe disavantazhet e tyre,

Deri në këto momente janë prodhuar tri vaksina anti-covid nga kompanitë farmaceutike Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. Kjo e fundit është me efektshmëri deri në 90% dhe ka një kosto shumë më të ulët se dy të parat, vetëm  3 euro. Një tjetër avantazh i vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca është se mund të ruhet në kushte normale frigoriferike.

Kjo kompani britanike tha se deri në fund të vitit 2020 do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë doza të vaksinës, raporton agjencia Reuters. Shtatëqind milionë doza mund të jenë gati për t’u shpërndarë në mbarë botën në fund të çerekut të parë të vitit 2021, tha kompania.

Vaksina e AstraZeneca mund të ruhet në temperaturën e frigoriferëve normal dhe kjo e bën më të lehtë transportin, veçanërisht në vendet e varfra.

Ndërkohë kompania Pfizer dhe BioNTech prodhuan një vaksinë e cila është 95% efektive në parandalimin e infeksioneve, madje edhe tek të rriturit e moshuar, dhe nuk shkaktoi efekte serioze anësore.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer ka një vështirësi më të lartë në transport, pasi duhet të mbahet në kushte specifike dhe nën kapacitetin e ngrirjeve standarde, në një temperaturë ekstreme -75 gradë celcius.

Vaksina tjetër e prodhuar nga kompania amerikane Moderna ka efektivitet prej 94.5 % në mbrojtjen kundër COVID-19.  Edhe kjo vaksinë ka përparësi  për magazinimin, pasi nuk kërkon frigorifer tepër të ftohtë dhe për këtë arsye mund të transportohet më lehtë.

Moderna pret që vaksina e saj të jetë e qëndrueshme për 30 ditë në temperatura normale frigoriferi prej dy deri në tetë gradë Celsius dhe se mund të ruhet në minus 20 gradë Celsius për deri në gjashtë muaj.

 

Të fundit