Flash News

E-TJERA

Tritoli në garazhin e "Visit të Garave", shpallet në kërkim autori

Tritoli në garazhin e "Visit të Garave", shpallet në

Policia ka zbardhur shpërthimin me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, ngjarje e nodhur në muajin korrik.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen, teksa është gjetur edhe makina me të cilën 36-vjeçari ka lëvizur. Lënda plasëse u vendos në portën hyrëse të garazhit.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njofton policia.

Të fundit