Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

Në qendër të Durrësit kohët e fundit janë përuruar disa muze-eksponate, që i bëjnë jehonë jetës qytetare shekullit të kaluar.
Nismat janë ndërmarrë privatisht nga disa zonja intelektuale, banore në qytetin antik, të cilat me risitë që sjellin, po plotësojnë gjithashtu edhe mungesën e përkohshme të dy muzeve kryesorë zyrtarë në Durrës.
Pedagoget e Universitetit Aleksandër Moisiu, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku tre javë më parë hapën dyert e ekspozitës “Turistë të përgjuar”, një përmasë turistike krejt e re për vizitorët vendas dhe të huaj në qytetin antik.
Në banesën dhe oborri që zonja Albina Mima ka vënë në dispozicion të ekspozitës-muze, nuk mungon asgjë nga e djeshmja e një familjeje shqiptare, por një pjesë të madhe të elementeve muzealë e zënë dokumentet e turizmit shqiptar 1950-1980, pa harruar regjistruesit magnetofonë deri të “çimkat” përgjuese gjatë periudhës së komunizmit.
Brunilda Liçaj, ideatore e kësaj ekspozite, tha për BIRN se “individët dhe grupet e para të turistëve filluan të vijnë në Shqipëri në vitin 1958 në një numër të kufizuar. Më vonë pjesëmarrja e ndërmarrjes shtetërore ”Albturist” në panaire promovuese europiane e shtoi numrin e tyre”.
Brunilda, e cila i ka kushtuar më shumë se një 10-vjeçar dokumentimit të kësaj teme, shton se numri më i lartë i turistëve gjatë periudhës komuniste shënohet në vitet '84-‘85, kur brenda vitit në vendin tonë mbërritën rreth 15.300 të huaj, 5-6 përqind e të cilëve janë përgjuar me intensitet nga organet e Sigurimit, kryesisht në hotelet ku qëndronin”.
Arjana Isaku, pedagoge në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit, njëlloj me Brunildën, ka një përvojë 20-vjeçare në fushën e turizmit.
Kjo e ka ndihmuar frekuentimin ditor nga turistët e huaj të Ekspozitës së hapur pak metra pas godinës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Një vendstrehim të ndërtuar nga shteti në fillimin e viteve '70 zonjat e kanë kthyer në një hapësirë projektimi videosh. Vizitorët e fundit ishin një grup i madh me turistë nga Polonia.
“Pastrimi i këtij bunkeri nëntokësor ka vazhduar më shumë se dy muaj ,” tregoi për BIRN znj. Isaku, duke kujtuar se për përdorimin e vendstrehimit kanë kërkuar lejen e institucioneve.
Në këtë hapësire vizitorët ndalen më gjatë dhe ndjekin një dokumentar televiziv rreth 20 minuta.
Bashkë me të dhënat e detajuara, të nxjerra nga dokumentet e këtij sektori në filmin dokumentar dëgjohen edhe dëshmitë e udhërrëfyesve turistikë të viteve '70 – '80, “edhe ata shpesh herë të survejuar njëlloj nga Sigurimi”, ndërkohë Brunilda qeras vizitorët e huaj me gliko.
Oborri i shtëpisë që znj. Albina Mima, mësuese në pension, ka vënë në dispozicion të të dy pedagogeve dhe nismës së tyre nuk është i panjohur për mediat.
Arkeologia Brikena Shkodra, e cila vizitoi ekspozitën e sapohapur, kujton se pesë vjet më parë, zonja Mima mundësoi në këtë oborr një ekspeditë disa-javore, e cila nxorri në dritë lidhjen e një kompleksi termal me një tubacioni mbitokësor.
“Këtu u njohëm konkretisht me të dhëna të shekullit të 4-rt, të cilat janë të pranishme në të njëjtën lagje, por kishin mbetur pak të njohura më parë nga specialistët e kësaj fushe,” kujtoi Brikena.
“Është një punë mjaft e mirë kjo e Brunildës dhe Arjanës, pa harruar gatishmërinë e zonjës së shtëpisë për të bashkëpunuar,” shtoi ajo.
Gati 110 vjet më parë, gjatë luftës së parë botërore, dy arkeologë austriakë zbuluan shumë pranë kësaj banese mozaikun me fytyrën e hijëshme të një gruaje, i cili u bë I famshëm në botën shkencore dhe jo vetëm, me emrin “Bukuroshja e Durrësit”.
Duket se një grua e punuar me guralecë në shekullin 4-3 para erës sonë i ka vënë emrin edhe ndjeshmërisë së zonjave të Durrësit sot, të cilat po sakrifikojnë për ta ritreguar historinë e qytetit antik.
Njëlloj siç bëri edhe znj. Luljeta Dakoli, pak vjet më parë, kur vuri në dispozicion të arkeologes Shkodra oborrin e shtëpisë së saj në këtë lagje për të gërmuar në objektin arkeologjik, ende i pa gërmuar deri në fund.
Dr. Ols Lafe, i cili pak ditë më parë ka prezantuar një aplikacion digjital me titullin” “Trails Durrësi app – Shtigjet e Durrësit” e vlerëson punën e kolegeve të tij dhe shton se shumë shpejt edhe ekspozitat-muze që ato kanë hapur do të jenë pjesë e aplikacionit udhërrëfyes për vendasit dhe të huajt.
Lafe shprehet për BIRN se ky udhërrëfyes do të plotësohet edhe kur të përfundojnë punimet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik Kombëtar si dhe punimet tek banesa ku jetoi disa kohë aktori me famë evropiane, Aleksandër Moisiu.
Përballë banesës ku është hapur ekspozita “Turistë të përgjuar” një dorë e kujdesur ka hedhur në mur pamjen e një porte të hershme pranë, të cilën koha mund ta zhdukë.
Një banor i lagjes na thotë se në atë shtëpi ka lindur aktori i madh shqiptar Prokop Mima.
Ndërsa portat njëshekullore të risjellja në lagjet e vjetra të Durrësit i përkasin dorës dhe mendjes së një grupi zonjash të tjera, që drejtohen nga një grua tjetër e pasionuar, pedagoge Dorina Subashi Xheraj.
Dorina, në një rrugë paralele të Durrësit të hershëm ka vënë në dispozicion të vizitorëve një apartament të familjes.
Gjatë këtyre pesë viteve aty janë organizuar dhjetëra veprimtari, mjaft prej të cilave i kanë mbledhur bashkëqytetarët edhe në rrugët e qytetit antik.
“Sidoqoftë, na duhet më shumë bashkëpunim me njëra-tjetrën,” tha Brunilda Liçaj. “U kam thënë edhe studentëve të mijë: turizmi është betejë dhe bashkëpunim,” përfundoi ajo./BIRN
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24