Flash News

E-TJERA

U arrestua në Shkodër, lirohet i shumëkërkuari nga Europol: Mungon marrëveshja me Luksemburgun

U arrestua në Shkodër, lirohet i shumëkërkuari nga Europol:

Policia arrestoi mbrëmjen e së shtunës, Edinjo Pultin, gjatë një aksioni për llogari të drejtësisë së Luksemburgut. Pulti u arrestua më 19 shkurt në ambientet e një lokali nate në Shkodër.

Vetëm disa orë pasi policia i vendosi pranga, Edinjo Pulti është lënë i lirë për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun. I kërkuari nga Interpoli, akuzohet në Luksemburg për tentativë vrasje, trafik të paligjshëm armës, municionesh dhe eksploziv.

Më 2 gusht të vitit 2020, Edinjo Pulti u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burrë, përfshirë edhe të armatosur, u përleshën në qendër të qytetit. Sikurse raportonte Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona të përfshirë në ngjarje.

Në janar të vitit 2021 për Pultin u lëshua një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar. Por duke qenë se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, e la lënë Edinjo Pultin të lirë.

Të fundit