Flash News

E-TJERA

U fut për t’u larë në lumin e Semanit, zhduket 14-vjeçari

U fut për t’u larë në lumin e Semanit, zhduket

Një 14-vjeçar është zhdukur teksa ka qenë duke peshkuar në  lumin e Semanit. Mësohet se 14-vjeçari është futur në lumë për t’u larë, por nuk ka dalë më.

Policia njofton se janë duke punuar për të gjetur 14-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit