Flash News

E-TJERA

U grabiste varëset e floririt nga qafa grave në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

U grabiste varëset e floririt nga qafa grave në Durrës,

Një i ri i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se u ka grabitur tre grave varëset e floririt nga qafa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “July” është vënë në pranga shtetasi Hasan Zylfa, 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, i akuzuar për veprën penale “vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe

-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe

-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe

Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Autoritetet kanë ndarë edhe pamje filmike nga krimet e kryera nga i dyshuari, që do shërbejnë edhe si provë materiale.

Të fundit