Flash News

E-TJERA

U prek nga Covid-19, Etrit Berisha përfundon në spital

U prek nga Covid-19, Etrit Berisha përfundon në spital
Foto ilustruese/ Portieri i kombetares, Etrit Berisha

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është shtruar në spital si pasojë e COVID-19

Mediat italiane shkruajnë se portieri "u pranua në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer teste klinike".  

Berisha rezultoi i prekur me koronavirus prej datës 27 nëntor, menjëherë sapo u kthye në Itali. Prej asaj periudhe,  portieri vendosi të qëndronte në karantinë, duke mos patur kontakt me asnjë person.

Megjithatë, deri më tani askush nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të Berishës apo për faktin nëse ka pasur komplikacione në gjendjen e kapitenit kuqezi.

Të fundit