Flash News

E-TJERA

U qëllua me thikë pas sherrit për pazaret e drogës, ndërron jetë në spital 26-vjeçari shqiptar në Itali

U qëllua me thikë pas sherrit për pazaret e drogës,

Ka ndërruar jetë në spital i riu shqiptar, i cili u qëllua me thikë pas shpine një ditë më parë në Ostiense të Romës.

Atjon Lopci nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve, ndonëse iu nënshtrua një operacioni.

Sipas mediave italiane, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

 

Të fundit