Flash News

E-TJERA

U zhduk mes përmbytjeve, gjendet pa jetë 75-vjeçarja në Devoll

U zhduk mes përmbytjeve, gjendet pa jetë 75-vjeçarja në

Një 75-vjeçare nga fshati Progër i Devollit, e raportuar e zhdukur mbrëmjen e djeshme, është gjetur këtë mëngjes pa shenja jete.

Policia njofton se gruaja, e identifikuar me inicialet F. H., ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur, për shkak të pranisë së ujërave në zonë.

“Devoll/ Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera, sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete.”, sqaron policia.

Të fundit