Flash News

E-TJERA

Ulen temperaturat, si do të jetë moti për ditën e sotme

Ulen temperaturat, si do të jetë moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore do të mbizotërojnë ditën e sotme në vendin tonë.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes shira të izoluar do të përfshijnë ekstremin verior dhe juglindor, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 30°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit