Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Ulja e tarifave të internetit roaming, mashtrimi i radhës nga Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se prej datës 1 Tetor 2023 çmimet e internetit roaming janë ulur mesatarisht deri në 99%. Deklarata erdhi pas marrëveshjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Një verifikim i Faktoje tregon se çmimet e paketave dhe tarifave të internetit roaming të kompanive celulare, siç u perceptua nga publiku në Shqipëri, nuk kishin ndryshuar. Ulja aplikohet vetëm për internetin pay as you go, dhe do të bëhet në 3 faza, që do të marrin disa vite kohë.
Në datë 3 Tetor 2023 kryeministri Rama njoftoi në rrjetin social Facebook se “prej 1 Tetorit çmimet e “Internet Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%”

Edhe mediat e lajmëruan gjerësisht uljen me 99% të tarifave të internetit roaming.

Nisur nga kjo deklaratë ne vendosëm të verifikojmë nëse është ulur çmimi për përdorimin e internetit jashtë kufijve. Nga një vëzhgim i tarifave të publikuara online nga kompanitë e telefonisë në vend, pas 1 Tetorit, rezultoi se çmimet e paketave dhe tarifave të internetit roaming nuk kishin ndryshuar.

Ne kërkuam të dhëna nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (Regional Cooperation Council) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për t’u informuar lidhur me mënyrën e aplikimit të uljes së tarifave deri në 99%, si dhe momentin se kur do të ndodhë kjo.
Sipas informacioneve të ofruara nga RCC dhe AKEP, 38 operatorë nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kanë firmosur një deklaratë vullnetare për reduktimin e tarifave të internetit roaming.
Pjesë e kësaj deklarate është bërë vetëm një nga operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri.
“Nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, që ishte objekt i Deklaratës për Roaming, nuk duhet të kalojë 18 euro. Tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas uljes së çmimeve të paketave (që ishte objekt i Deklaratës së Roaming-ut), ulën edhe çmimet e rregullta, “pay-as-you-go”.” – shpjegon RCC për Faktoje.
AKEP shpjegoi gjithashtu se ulja e tarifave nga operatorët që kanë firmosur deklaratën do të jetë graduale dhe jo një ulje me 99% të çmimit, siç njoftoi Kryeministri në 3 Tetor 2023.
“Në deklaratën e përbashkët operatorët kanë rënë dakord për uljen graduale të tarifave të internetit në roaming duke filluar nga data 1 Tetor 2023 ku çmimi me pakicë për 1 GB internet do të jetë jo më shumë se 18 Euro, jo më shumë se 14 Euro në vitin 2026 dhe jo më shumë se 9 Euro në vitin 2028. – AKEP, 17 Tetor 2023”
Nga ky informacion kuptojmë se do duhen të paktën 5 vjet të tjera që tarifa për 1 GB internet roaming të shkojë në 9 euro sipas kësaj marrëveshjeje.
Sa kushtonte interneti roaming para 1 Tetorit
Sipas Deklaratës për Roaming, 1 GB nuk mund të kushtojë më shumë sesa 18 Euro, ndaj vendosëm të bëjmë një përllogaritje të çmimit që operatori i cili u dakordësua me deklaratën, aplikon prej datës 1 Tetor.
Çmimet e publikuara nga vetë operatori i telefonisë që ka firmosur marrëveshjen tregojnë se interneti roaming mund të blihet përmes paketave dhe ofertave për 1000 lekë për 1 GB, i vlefshëm për 1 javë.

Ky çmim i internetit roaming në paketat ekzistuese të kësaj kompanie është i barabartë me çmimin tavan që përcakton deklarata për Roaming, për vitin 2028.
Pra, nisur nga krahasimi i çmimit të internetit roaming në paketa dhe oferta, përpara dhe pas datës 1 Tetor, mund të dalim në konkluzionin se çmimi nuk është ulur, sepse tashmë 1 GB internet kushtonte më pak se 18 Euro.
Ku konsiston ulja 99% e internetit për shqiptarët
Sipas informacionit të mundësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sa i përket operatorit të telefonisë mobile në Shqipëri i vetmi çmim që është ulur si pasojë e marrëveshjes së firmosur që hyri në fuqi në 1 Tetor, është interneti roaming “pay-as-you-go”, pra internet roaming që përdoret jo përmes blerjes së paketave me çmim dhe sasi interneti të paracaktuar.
RCC informoi Faktojen se përpara datës 1 Tetor, 1 GB internet pay-as-you-go tregtohej nga kompania shqiptare për 376 – 565 euro. Prej 1 Tetorit, çmimi i 1 GB internet pay-as-you-go kushton 23 Euro duke u ulur me 93-95%.
Ajo që bie në sy është se pavarësisht uljes drastike për këtë formë të shërbimit të internetit roaming, gjithsesi çmimi për 1 GB “pay-as-you-go” kushton 23 Euro, ose 5 Euro më shumë se çmimi tavan që përcakton marrëveshja në fjalë.

Për të kuptuar se cili ishte perceptimi i publikut për uljen me 99% të internetit ne bëmë një anketë me ndjekësit e Faktoje. 94% e tyre thotë se nuk është ulur çmimi i intrnetit roaming.

Çfarë u ul në të vërtetë me 99%
Nxitur nga trumbetimi i uljes me 99% që kryeministri Rama njoftoi për çmimin e internetit roaming, ne kërkuam informacion se në cilin rast ka ndodhur një ulje e tillë.
Në përgjigjen e ardhur nga RCC për Faktoje, kuptojmë se ulja me 99% të paktën deri më tani, nuk lidhet me Shqipërinë.
“Ulja me 99% i referohet një kompanie telekomunikimi që operon në Bosnje Hercegovinë, e cila uli çmimin e internetit jashtë paketave (pay-as-you-go) që arrinin deri në 9,350 euro për 1 GB, duke i çuar në 17.2 euro për 1 GB, duke shënuar një ulje prej 99.8%. Një tjetër operator që ka shënuar ulje drastike të çmimit është operatori i telefonisë mobile në Kosovë, që e uli çmimin për 1 GB internet roaming nga 2,500 euro në 17 Euro, me 99.3% ulje”. – saktëson RCC.
Përfundim
Ulja me 99% e çmimit të internetit roaming e njoftuar nga kryeministri Rama, krijoi konfuzion mes qytetarëve, pasi u kuptua si ulje e çmimit të paketave roaming kur udhëtojnë në vendet e BE. Por në Shqipëri çmimi i internetit roaming nuk u ul me 99% në datën 1 Tetor.
Ajo që ndodhi ishte se 3 kompani telefonie mobile në Ballkanin Perëndimor, firmosën një marrëveshje për përcaktimin e çmimit maksimal të internetit roaming. Kjo Marrëveshje do të zbatohet në tri faza, duke e çuar çmimin e 1 Gb në 9 euro në vitin 2028.
Në rastin e kompanisë shqiptare të telefonisë mobile që ka firmosur marrëveshjen, çmimi tavan që hyri në fuqi në 1 tetor është më i lartë se çmimi ekzistues i internet roaming në paketa dhe oferta. Kjo do të thotë se ata qytetarë që blejnë paketa dhe oferta për të përdorur internetin jashtë Shqipërisë, nuk do shohin ulje të çmimit të internetit si rezultat i kësaj marrëveshjeje.
Qytetarët shqiptarë që përfitojnë nga ulja e çmimit prej 1 Tetorit 2023, janë ata që kanë një numër celulari One dhe përdorin internetin roaming pay-as-you-go, pra jashtë paketave dhe ofertave.
/Faktoje
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24