Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Urdhri i Biden për Shqipërinë, ekspertët: Masat do të jenë të dhimbshme për politikën dhe elitën ekonomike

Në Tiranë, masat e fundit, që publikoi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ndaj zyrtarëve të korruptuar, pengues të demokracisë e ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor u pritën me optimizëm në qarqet e studiuesve.
Ata pohuan se këto janë hapa konkrete e të vendosura për të luftuar korrupsionin e ndërkombëtarizuar njëlloj si po luftohet krimi i ndërkombëtarizuar.
Sipas tyre, kjo është një fushë ku edhe Shqipëria ka shumë punë për të bërë, pasi korrupsioni është i përhapur gjerësisht në të gjitha nivelet shtetërore dhe shoqërore.
Korrupsioni në Shqipëri gjendet aktualisht në një nga stadet më të larta të zhvillimit të tij, thotë Gjergj Vurmo, një nga studiuesit e njohur të çështjeve sociale e ligjore në Tiranë, i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Ai shtoi se korrupsioni ka mbërthyer sektorë të tërë të jetës shqiptare dhe po bëhet gati e pamundur të luftohet kjo dukuri me instrumentet ligjore ekzistuese, aq sa edhe në Shqipëri, ashtu si në SHBA, mund të vlerësohet si një kërcënim thelbësor për sigurinë e vendit.
Sipas tij, Indekset më të rëndësishme ndërkombëtare që matin nivelin e demokracisë, tregojnë se Shqipëria është prej disa vitesh në pikiatë dhe ndodhet në një nga çastet më të vështira të demokracisë së saj.
Ndaj nevojitet një analizë më e thellë dhe më e sinqertë e korrupsionit, duke lënë mënjanë hiporizitë shumëvjeçare, thotë zoti Vurmo, dhe urdhëri i Presidentit Biden është edhe kurajim edhe një vizion për veprimtarinë antikorrupsion në të ardhmen.
“Korrupsioni, si kërcënim për sigurinë, kërkon një analizë të sinqertë, jo të nisë politika të fajësojnë palët njëra tjetrën, por për t’i dhënë një zgjidhje të qëndrueshme këti problemi. Kjo gjë nuk bëhet me strategjinë e radhës, nuk bëhet me planin e radhës, nuk bëhet duke u hedhur hi syve shqiptarëve, vetvetes dhe ndërkombëtarëve, por bëhet duke marrë masa me vendosmëri më të lartë. Masat do të jenë të dhimbshme si për politikën ashtu edhe për disa individë, që janë pjesë e elitës ekonomike, dhe që në njëfarë mënyre në këto vite po e sundojnë këtë vend” - thotë zoti Vurmo.
Studiuesit pohojnë se në disa fusha të funksionimit të shtetit shqiptar korrupsioni është ndërthurur ngushtë midis interesave të paligjshme politike e ekonomike si dhe me krimin e organizuar, duke u bërë kështu një dukuri jashtëzakonisht shqetësuese, siç del në të gjithë raportet vendase dhe ndërkombëtare, që matin me metrin e korrupsionit edhe shkallën e demokracisë në Shqipëri.
Eksperti i çështjeve rajonale Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare thotë se vendimi i fundit i SHBA-ve është një vendim historik për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor, sepse e ngre korrupsionin si çështje të sigurisë kombëtare dhe e barazon me elementet destabilizues të gjithë rajonit.
Shqipëria, sipas tij, ka dështuar në 30 vitet e fundit në luftën ndaj korrupsionit, i cili ka gërryer administratën dhe gjykatën, duke e shtyrë vendin drejt tipareve të një shteti të dështuar, gjë që SHBA dhe BE nuk mund ta lejojnë.
“Mesazhi për ne nga SHBA është se rruga për ju është e hapur: Nëse korrupsioni për ne është kërcënim për sigurinë kombëtare, për ju duhet të jetë shumë më shumë se kaq. Hapi tjetër për Shqipërinë do të ishte një veting i gjithë klasës politike shqiptare në 30 vjetët e fundit. Kjo është ajo që do të shënonte rrjedhën logjike të reformimit të sistemit të drejtësisë. Pasi kemi kaluar në veting gjithë sistemin gjyqësor, kjo duhet vazhduar me një veting të gjithë klasës politike, duke gjykuar gjithë burimet e tyre të pasurisë në 30 vitet e fundit. Nuk mund të flasim për 30 vite korrupsion, nuk mund të vendosim në listën e zezë të SHBA-ve ish-president e ish-kryeministër shqiptar për korrupsion masiv dhe në fund askush të mos dënohet. Vetingu i politikanëve do t’i japë vlerë dhe kuptim vetingut të drejtësisë, që e presin ddhe qytetarët” - tha zoti Krisafi.
Studiuesit pohojnë se është për të ardhur keq që shoqëria shqiptare shpreson në 3 dekada që të marrë nxitje nga jashtë vendit për të reaguar kundër krimit dhe korrupsionit dhe nuk lëviz vet për t’i goditur ato me institucionet e veta.
Kurajo që vjen nga vendet perëndimore demokratike është një shtytje që shqiptarët duhet ta bëjnë vet për të dalë nga balta e krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur si shtet dhe si shoqëri, pohuan ata.
Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, thotë se, për fat të keq, një pjesë e shoqërisë shqiptare hesht dhe toleron korrupsionin e vogël dhe të madh dhe madje voton e rivoton si deputetë figura politike të korruptuara.
“Për fat të keq, nuk kemi patur reagimin e duhur të qytetarëve në votime, në mbështetje të drejtësisë duke krijuar presion. Kjo lëvizje e re që vjen nga jashtë ndihmon në rritjen e presionit të brendshëm në përpjekjet kundër korrupsionit. Disa lëvizje rresht që po bën administrata Biden për të ndaluar udhëtimin drejt SHBA-ve, bllokimin e pasurive të politikanëve të korruptuar, si dhe kjo vëmendje e mëtejshme ndaj korrupsionit vjen në çastin e duhur kur reforma në drejtësi, vetingu, po krijojnë një presion pozitiv për të krijuar një drejtësi të pavarur. Ne të gjithë i kemi sytë te SPAK, te drejtësia e re, por këto organe duhet të mbështeten edhe me masa të mëtejshme kontrolli në fushën ekonomike” - tha zoti Tase.
Studiuesit pohojnë se për të luftuar korrupsionin, shoqëria është e pafuqishme, ndërsa politikanët janë të pamotivuar, por nxitjet ndërkombëtare i japin kurajo sistemit gjyqësor të përballet me krimin dhe korrupsionin, dhe kjo është një nga pritshmëritë më të mëdha të qytetarëve shqiptarë.
Por sipas tyre, asnjë nxitje ndërkombëtare nuk mund të mjaftojë për të shpëtuar nga korrupsioni dhe krimi, nëse nuk lëvizin vet qytetarët dhe institucionet vendase.
Presidenti i SHBA, Joe Biden nxori së fundi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave, që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë tashmë edhe Shqipërinë, dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat, që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike. VOA
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24