Flash News

E-TJERA

Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Alimehmeti: Pacientët në kaos

Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Alimehmeti: Pacientët në kaos

Urgjenca në spitalin e ri në QSUT vazhdon të jetë jashtë funksionit kur kanë kaluar 2 muaj nga zjarri që përfshiu dhomën e baterive në katin përdhe.

Në këto kushte shërbimi po ofrohet nga dy spitalet universitare, Shefqet Ndroqi dhe Spitali i Traumës. Epidemiologu Ilir Alimehemti në një intervistë për Euronews Albania, fajëson për gjithçka ka ndodhur ministrinë e shëndetësisë.

Duke paralelizuar situatën e zjarrit në QSUT me zjarrin në spitalin Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, Alimehmeti është pozitiv që ngjarja është mbyllur pa jetë të humbura.

Për Alimehmetin, gabimi i bërë nga ministria e shëndetësisë është edhe nxjerrja jashtë funksionit të urgjencës së vjetër të QSUT, e cila mund të shërbente në këtë situatë.

Ndryshe nga sa parashikon ligji, Alimehmeti thotë se, ministria e shëndetësisë nuk ka një strategji B që do të mund ta vinte në funksion në këtë situatë e po ashtu asnjë pjestar I stafit nuk është i trajnuar për të reaguar në situata alarmi.

Të fundit