Flash News

E-TJERA

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 42-vjeçari në Kukës

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pas kallëzimit të bashkëshortes së tij se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan shtetasin N. M., 42 vjeç, banues në fshatin Novosej, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit