Flash News

E-TJERA

Uta Ibrahimi ngjit malin e pestë më të lartë në botë, vendos në majë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Uta Ibrahimi ngjit malin e pestë më të lartë në

Alpinistja e njohur shqiptare, Uta Ibrahimi ka ngjitur majën e pestë më të lartë në botë në Malin Makalu.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan se pasi ngjiti malin që ka lartësinë 8485 metra, ka vendosur në majë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Maja e Malit Makalu, 8485 metra, maja e 5-të më e lartë në botë. Zemra ime është plot. E lumtur dhe krenare t’i vendosi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë  në maje për të parën herë, sërish dh përsëri. Ky është moment shumë emocionues pasi me këtë ngjitje unë e kompletoj gjysmën e qëllimit tim 7/14 majat më të larta”, shkruan Ibrahimi në Tëitter.

Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka ngjitur majën më të lartë në botë atë të Everestit.

 

Të fundit