Flash News

E-TJERA

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie, të dielën homazhet për ish-kryeministrin

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie, të

Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nder të ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano.

Po ditën e diel do të mbahen në Pallatin e Kongreseve edhe homazhet për ish-kreun e PS. Homazhet do të nisin në orën 08;30.

Ish-lideri socialist do të përcillet me nderime shtetërore.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë
•08:30 – 11:00 – Homazhe publike
•11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
•12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Të fundit