Flash News

E-TJERA

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO

Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zëvendësimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Për shqyrtimin e kësaj çështjeje është caktuar gjyqtarja Etleva Deda.

Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt nga detyra.

Ndërkohë, SPAK ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në të njëjtën çështje, SPAK ka akuzuar edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për korrupsion pasiv në nëntë raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, akuza të ngjashme me ato ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

 

Të fundit