Flash News

E-TJERA

Vendimi për Ballukun, ish-prokurori tregon hapat që do të ndjekë SPAK

Vendimi për Ballukun, ish-prokurori tregon hapat që do të

Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar vendimin e Kuvendit ku mazhoranca socialiste e otoi kundër kërkesës së SPAK për t’i dhënë autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Beçi tregoi se cilët janë hapat që do të ndjekë SPAK. Ish-prokurori tha se SPAK ka të drejtë të paraqesë një kërkesë të re në Parlament nëse shfaqen elementë të rinj penalë.

“Sapo të ketë elementë të rinj të faktit penal, rëndim të akuzës apo rrethana që lidhen me sigurinë e provave – për shembull nëse personi mund të prishë provat apo të krijojë alibi – SPAK mund të paraqesë një kërkesë të re për autorizim. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit nuk e konsiderojnë vendimin e sotëm si një çështje të gjykuar”, tha ish-prokurori.

Beçi theksoi se vendimi i Parlamentit nuk e ndalon formalisht hetimin ndaj Ballukut, por e kufizon ndjeshëm.

“Formalisht hetimi do të vijojë, por jo me të gjitha mjetet procedurale që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Kjo krijon pengesa për një hetim të thelluar, efektiv dhe objektiv”, tha Beçi.

Të fundit