Flash News

E-TJERA

Vera 1.3 mln euro e Agasit, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, dosja i kalon SPAK-ut

Vera 1.3 mln euro e Agasit, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë,

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për dosjen e zhdukjes së verës e cila iu sekuestrua Ergys Agasit. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme dhe pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet tek AKSHI.

Bëhet fjalë për 600 shishe vere te markave të shtrenjta të Agasit që u zbuluan pas nisjes së hetimeve për abuzimet me tenderat tek AKSHI. Vinoteka e Agasit u boshatis brenda 24 orëve, ndërsa u shpall në kërkim i afërmi i tij Eno Agasi.

Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton të jetë mbi 1.3 milionë euro.

Të fundit