Flash News


E-TJERA

Video bën xhiron e rrjetit, tifozët gjejnë "fajtor" Hysajn për golin e dytë të Italisë

Video bën xhiron e rrjetit, tifozët gjejnë "fajtor"

Goli rekord i Nedim Bajramit 23 sekonda pas nisjes së ndeshje nuk mjaftoi që kuqezinjtë të fitonin duelin me Italinë.

Bastoni dhe Barrella kaluan në avantazh “Azzurët” brenda 4 minutave.

Por, një video e fundit po bën xhiron e rrjetit. Aty shfaqet momenti i golit të dytë të italianëve i realizuar nga Barrella. Tifozët mendojnë se ka qenë faji i Elseid Hysajt i cili shihet teksa ul kokën dhe topi përfundon në rrjetë.

Sipas tifozëve, Hysaj ka qenë fajtori i cili i ka dhënë mundësinë Italisë të shënojë dhe të fitojë sfidën.

Të fundit