Flash News

E-TJERA

“Vrasëse me pagesë”, gazetarja zbardh kërcënimet e Veliajt: Ndihem e intimiduar dhe e pasigurt

“Vrasëse me pagesë”, gazetarja zbardh kërcënimet

Gazetarja investigative Ola Xama ka zbardhur kërcënimin që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i adresoi pas shkrimit që publikoi në faqen e BIRN, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Xama tha në një lidhje për MCN Tv, se për të shkruar artikullin iu referua nga fillimi në fund vetëm dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Pasi përfundoi shkrimin, Xama thotë se i kërkoi një koment kryebashkiakut Veliaj, pasi ishte person i përmendur në shkrim.

Sipas Xamës, Veliaj i është drejtuar me sharje e ofendime duke e quajtur atë një “vrasëse me pagesë”.

Xama: Unë kam bërë punën si gazetare duke bërë një shkrim i cili i referohej nga fillimi në fund, se çfarë ka SPAK në dosje. Pasi përfundoj shkrimin i dërgoj një kërkesë për koment, si person që përmendje në shkrim, kryetarit të Bashkisë Tiranë , Erion Veliaj, i cili nuk është përgjigjur. 24 orë më pas më vjen një mesazh, ai më thotë kë ngatërruar faktet. Unë i referohem projektit, ti je gazetare që paguhesh me borderotë e tyre dhe je një militante.

Kam reflektuar më pas te shkrimi 5 minuta më vonë gjithë reagimin  zotit Veliaj, lidhur me atë që kishte në fokus shkrimi dhe jo me sharjet personale. Veliaj insistonte ta publikoja të plotë reagimin e tij. Në fund më vjen mesazhi që Ola ti nuk je gazetare, ti je vrasëse me pagesë. Ndihem e intimiduar dhe e pasigurt, e kam menduar disa herë dosjen më pas. Nuk doja të merrja akuza të pabaza. Pasi e kam lexuar dosjen, mendova që kam thënë çfarë është thënë në dosje, dhe asgjë më shumë.

Të fundit