Flash News

E-TJERA

Vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, në kërkim bashkëjetuesi

Vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 30-vjeçare me shtetësi të huaj është gjetur e pajetë në një apartament me qira në Tiranë. Viktima është zbuluar mesditën e sotme nga pronari i banesës, ndërsa dyshohet se është vrarë disa ditë më parë.

Trupi i gruas ka shenja dhune dhe plagë me thikë në bark dhe krahë. Policia ka shpallur në kërkim personin me të cilin ajo bashkëjetonte dhe kishte marrë me qira apartamentin rreth dhjetë ditë më parë.

Hetimet po vijojnë në pistën e një vrasjeje në rrethana të krimit në familje, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia bën thirrje për çdo person që mund të ketë informacion mbi të dyshuarin ose viktimën të kontaktojë numrin e emergjencave.

 

Të fundit