Flash News

E-TJERA

Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas tre muajsh autori i dyshuar

Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas tre muajsh

Pas më shumë se tre muajsh nga vrasja e 39-vjeçarit Armando Baboçit në Durrës, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shetasi me inicialet E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja: Fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini qëlloi me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra. Në këtë moment në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, Armando Baboçi, që më pas është përleshur sende të forta me anëtarët e familjes Tatozi. Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra.             

Të fundit