Flash News

E-TJERA

Vrasja e 81-vjeçarit, djali i viktimës rrëfen bisedën me autorin: Babai i mbante paratë lidhur në qafë

Vrasja e 81-vjeçarit, djali i viktimës rrëfen bisedën me

Djali i Xhemal Metës ka rrëfyer bisedën me Isuf Hasën, autorin e vrasjes së 81-vjeçarit ditën kur ndodhi krimi (13 Janar).

Në emisionin “Me zemër të hapur”, djali i viktimës deklaroi se kishte telefonuar 64-vjeçarin për ta pyetur nëse ishte takuar me babain e tij, por ai i kishte thënë që “Jo”.

Ai shtoi se i ati i mbante paratë në një qese lidhur në qafë, ndërsa autori i dyshuar ishte në dijeni të këtij fakti.

Ndërsa rrëfeu se Meta kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, së bashku me bashkëshorten, e cila ka ndërruar jetë.

Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar.

E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dinte që ai kishte para, takoheshin çdo ditë.

Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndërroi jetë më pas”, tha djali.

 

Të fundit