Flash News

E-TJERA

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Është dënuar me 21 vite burg ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e 12 shtatorit 1998.

E cilësuar si “vrasja e shekullit”, Azem Hajdari u vra pranë selisë blu mbrëmjen e 12 shtatorit. Haxhia u arrestua në vitin 200 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Izet Haxhia u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi: 

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

Të fundit