Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit në Apel, Dhoma e Avokatisë: Alarm për sigurinë e jetës së kolegëve

Vrasja e gjyqtarit në Apel, Dhoma e Avokatisë: Alarm për

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Dhoma e Avokatisë thekson ndër të tjera se kjo ngjarje përbën një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, dhe përbën thirrje alarmi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë: 

Te tronditur thellesisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambjentet e gjykates te Gjyqtarit te Gjyjates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i percjell familjes ngushellimet me te thella . Kjo ngjarrje eshte gjithashtu nje goditje per te gjith sistemin e drejtesise dhe shtetit te se drejtes . Kjo ngjarje, per kedo eshte nje thirrje alarmi per sigurine, se pari te jetes dhe shendetit te kolegeve, gjyqtarve dhe prokuroreve dhe njekohesisht nje thirrje edhe per avokatet per thellimin e punes per ndergjegjesimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per c’ka atyre ju takon ligjerisht dhe per pritshmerite ne proceset ku ata perfaqesojne palet .

Të fundit