Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-policit/ Kërcënohet prokurori i çështjes nga bashkëshortja e Arben Bilalit

Vrasja e ish-policit/ Kërcënohet prokurori i çështjes nga
Foto Ilustruese

Bajram Breçani prokurori i çështjes për vrasjen e ish-policit Arben Bilali ka deklaruar se është kërcënuar nga gruaja e të ndjerit.

Mediat raportojnë se prokurori është kërcënuar nga bashkëshortja e Bilalit në një lokal pranë shkollës Harry Fultz. Ai thotë se ky është një rast i përsëritur për shkak të detyrës së tij.

Bilali u qëllua për vdekje rreth dy vite më parë ën automjetin e tij. Në tetor 2020, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen për të dyshuarin kryesor, Gjergj Cukalin.

Vendimi u mor pasi më parë prokuroria e Tiranës kishte pushuar hetimet për ngjarjen dhe kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes.

Gjergj Cukali, gjatë viteve të fundit, është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale si ‘rrëmbim personi’, ‘trafik droge’, ‘armëmbajtje pa leje’.

Të fundit