Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Detajet e reja që mund të rëndojnë gjendjen e efektivit të policisë

Vrasja e Klodian Rashës/ Detajet e reja që mund të

Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se 25-vjeçari Klodian Rasha që u vra javën e parë të dhjetorit, dhe efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.

Sipas abcnews.al, burime nga prokuroria kanë bërë me dije se është zbardhur e gjithë skema e vrasjes së 25-vjeçarit Rasha.

Ndërsa, sa i përket armës që u gjet në rrugën ku u vra i riu, në ekspertizën që u krye në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë, nuk kishte  asnjë gjurmë që të identifikohej përdorimi i pistoletës tip Zoraki.

Pas marrjes së rezultateve të ekspertizës së armës, organi i akuzës mund të bëjë ndryshimin e veprës penale për Nevaldo Hajdarjan. Efektivi i forcave shqiponja që vrau 25 vjeçarin, aktualisht akuzohet për vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Por, pas mbledhjes së provave prokuroria mund ta ndryshoj akuzën në "Vrasje me dashje", ç'ka do ta rrisë masën e dënimit nga 10 deri në 20 vjet burg.

Të fundit