Flash News

E-TJERA

Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan/ Dalin fotot e dy të shpallurve në kërkim

Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan/ Dalin fotot e dy të shpallurve

Horgito Peqini, 18 vjeç, dhe Klaudjan Sallufi, 33 vjeç, janë dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Madrit Ulqinakut dy ditë më parë në Elbasan.

Policia ka vënë në pranga Ejden Dinon, 18 vjeç, mik i Horgito Peqinit autori kryesor për policinë që qëlloi për vdekje Ulqinakun, teksa ky i fundit ishte duke hipur në makinë.

Peqini është nipi i “Mandelës së Elbasanit”, siç njihet në zonë Eduart Peqini, i cili në vitin 1997 ka drejtuar bandën më famëkeqe në Elbasan.

Madrit Ulqinaku, 33 vjeç, debatoi fillimisht me autorin dhe miqtë e tij. Pasi ka dalë nga lokali ku ishte duke konsumuar kafe, Horgito Peqini e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Të fundit