Flash News

E-TJERA

Vrasja e Rivaldo Rusit, arrestohet shqiptari në Itali, mbeti i plagosur rëndë gjatë grabitjes

Vrasja e Rivaldo Rusit, arrestohet shqiptari në Itali, mbeti i plagosur

Karabinierët kanë vënë në pranga Xhuljan Kurtin, 28-vjeçari i cili ishte pjesë e grabitjes që përfundoi në tragjedi.

Kurti është arretsuar si nëj nga tre personat e dyshuar për tentativë grabitje në banesën e Aurelio Valiante.

Kurti është vendosur nën masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e tentativës për vjedhje, grabitje dhe posedim i paligjshëm i armës së zjarrit.

Kurti ishte një nga shokët e Rivaldo Rusit, 25-vjeçarit shqiptar që u vra nga pronari i shtëpisë, Aurelio Valiante, gjatë përpjekjes për t’i grabitur banesën. Rusi u qëllua me pushkë gjahu dhe më pas trupi i tij u zhvendos dhe u fsheh, ndërsa personi i tretë i dyshuar për grabitjen vijon të jetë në arrati.

Kurti u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Aurelio Valiante, 58 vjeç, nuk është arrestuar, por ndodhet nën hetim për vrasje dhe fshehje të një kufome. Ai dhe familja e tij janë zhvendosur në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve.

Të fundit