Flash News

E-TJERA

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, gjendet arma e Arsen Muskurtit

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, gjendet arma e

Është gjetur arma me të cilin Arsen Maskurti qëlloi për vdekje pasditen e djeshme vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Arma nuk është gjetur në koshin  mbeturinave ashtu sikurse autori pretendoi ta kishe hedhur pas kryerjes së krimit. Maskurti u arrestua nga policia dy orë pas ngjarjes në zonën e “5 Majit”në Tiranë, në shoqërinë e bashkëshortes dhe njërit prej fëmijëve.

Dritan dhe Nora Muskurti u qëlluan me 5 plumba, në biznesin e tyre në rrugën “Myslym Shyri”. Arsen Muskurti ka pranuar autorësinë e krimit para uniformave blu.

Arse Muskurti kishte pasur konflikte me dy bashkëshortët e vrarë prej kohës, ndërsa dy ditët e fundit ishin debatuar sërish. Dy vëllezërit kishin qenë pronarë të Agjencisë së Udhëtimeve, por nga janari Arsen Muskurti nuk ishte më ortak në biznes. Dyshohet se problemet me pronësinë mund të kenë sjellë përplasjen mes tyre e cila përfundoi në fatalitet.

Ngjarja e ndodhur dje duket se ishte një krim i paralajmëruar duke marrë parasysh shkrimet e Arsen Muskurtit në profilin tij në Facebook, i cili akuzonte vëllanë e tij dhe kunatën se përmes profileve false shanin dhe shpifnin kundër tij dhe familjes.

Të dy vëllezërit Muskurti kishin nga dy emra, autori Arsen dhe Hamza, ndërsa Dritani mbante edhe emrin Alban.

 

Të fundit