Flash News

E-TJERA

Vritet 43-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Vritet 43-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Belgjikë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i tij, të dielën e 25 gushtit në Machelen.

Shkak ka qenë një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Viktima është identifikuar si Shpëtim.A.

“Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë për një vend parkimi, një burrë 61-vjeçar qëlloi mbi fqinjin e tij 43-vjeçar dhe fqinjin e tij 19-vjeçar të dielën, 43-vjeçari vdiq dhe kushëriri ka pësuar lëndime dhe ndodhet në rrezik për jetën. Pas të shtënave autori është arratisur, por u kap më pas nga policia”, shkruajnë mediat.

 

 

Të fundit