Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë, dyshohet se u ezkzekutua me silenciator

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë,
Foto ilustruese

Vritet me armë zjarri një person në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, një 35-vjeçar banues në Bathore u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja në Kamzë.

Dyshohet se  vrasja është kryer me një armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. 

"Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve", njofton paraprakisht policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Të fundit