Flash News

E-TJERA

Vritet në atentat 53-vjeçari shqiptar në Ekuador

Vritet në atentat 53-vjeçari shqiptar në Ekuador

Një shtetas me kombësi shqiptare është qëlluar me armë zjarri teksa po qëndronte në një automjet jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil, rreth orës 20:30 të datës 9 nëntor 2023.

Burri, i identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç, po shoqëronte bashkëshorten e tij sepse ajo kishte shtruar babain në spital. 

Sipas mediave vendase ai dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia vendase, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Pasi u qëllua është tentuar të shtrohet me urgjencë në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë, por nuk mundi të mbijetonte.

Nga dëshmia paraprake e së shoqes bashkëshorti shqiptar nuk punonte sepse është pa dokumente dhe se paratë që merrte i vinin nga të afërmit që i dërgonin nga Shqipëria dhe Kanadaja.  

Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, ndonëse lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor. Ai njihet në Shqipëri si 'Chapo Guzmán' shqiptar, për shkak të arratisjeve që ka kryer.

Rexhepi kërkohet nga vendi i tij dhe nga Italia. Përveç kësaj, ai u largua nga Ekuadori, ku duhej të paraqitej periodikisht si pjesë e masave të para-lirimit për një dënim për trafik droge, në të cilin kreu shtatë nga tre vitet e dënimit.

Të fundit