Flash News

E-TJERA

Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte

Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e

Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që kreu.

Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë.

“Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj? Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”, raportojnë mediat.

Krimi brutal ndodhi në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola, me të cilën ka katër fëmijë.

Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin.

Të fundit