Flash News

E-TJERA

Zaptuan hapësirat publike për parking privat, 4 të proceduar në Sarandë

Zaptuan hapësirat publike për parking privat, 4 të proceduar

Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi akuzohen se zinin hapësirat publike, afër zonave bregdetare, me qëllim përdorimin e tyre për parking me pagesë, kryesisht për turistët dhe vizitorët.

Procedohen penalisht 4 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara prej saj. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim evidentimin e rasteve të zënies së hapësirave publike në mënyrë të paligjshme, për përfitime ekonomike, kanë evidentuar 4 raste të tilla.  

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:  

•A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit