E-TJERA

Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Mirditë/  Kush është Anton Keli, nipi i Preng Gjinit dhe dyshimet për hakmarrje

Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Mirditë/  Kush

Anton Keli, 51-vjeçari që u vra me armë zjarri pasditen e sotme është nipi i Preng Gjinit. Këtij të fundit i'u bë atentat në datën 15 Shtator në Tiranë, por arriti që të shpëtonte.

Ndërkohë vëllai i Preng Gjinit, Armando Gjini është vrarë më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Armando Gjini ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur si “Eskobari shqiptar”.

Burimet bëjnë me dije se Keli punonte taksist në Rrëshen, ku dhe u qëllua për vdekje pasditen e sotme. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët në automjet dhe sapo ka dalë prej ti është qëlluar për vdekje.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se ka lidhje me vrasjet e shumta në Rrëshen për çështjet e trafikut të drogës midis fiseve.

 

 

Të fundit