Flash News

E-TJERA

Zbardhet dinamika e sulmit ndaj policit rrugor në Kukës, identifikohet një nga autorët

Zbardhet dinamika e sulmit ndaj policit rrugor në Kukës, identifikohet

Një prej autorëve të dhunës ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore në Kukës është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën që të çon drejt fshatit Pobreg.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori Q.D., punonjës i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ka raportuar se është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja ka lidhje me një ndalim të mëparshëm të kryer nga efektivi, i cili kishte ndaluar njërin prej autorëve një ditë më parë. Aktualisht, punonjësi i policisë po jep kallëzimin pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e tij. Grupi hetimor dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore janë duke vijuar punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të fundit