Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri.

Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Pritet rezultati i KQZ-së për të mësuar pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi.

-Ora 18:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 18:00 ka qenë 41.30%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3239 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 900426 nga 2180364 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 18:00, përqindja e votuesve ka qenë 45.48%.

 

Të fundit