Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 11 majit/ Zyrat e shpërndarjes së kartave të ID do të qëndrojnë hapur edhe të shtunën

Zgjedhjet e 11 majit/ Zyrat e shpërndarjes së kartave të ID do

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 maj 2025, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që ende nuk i kanë tërhequr dokumentet.

Ky vendim është marrë nga kompania “IdentiTek”, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme, duke i dhënë mundësi çdo qytetari të pajiset me kartën e identitetit në kohë.

Zyrat e “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00 vetëm për procesin e tërheqjes së kartave të reja.

Sipas njoftimit zyrtar, ditët e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e aplikimeve, kryesisht nga qytetarë me dokumente të skaduara, të nxitur nga afërsia me datën e zgjedhjeve.

“Këto masa janë marrë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e çdo shtetasi pa asnjë pengesë,” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Të fundit