Flash News

E-TJERA

Zjarr në fushën e mbetjeve urbane, Libohova përfshihet nga tymi i dendur

Zjarr në fushën e mbetjeve urbane, Libohova përfshihet nga tymi i

Një vatër zjarri përfshiu mesditën e kësaj të hëne pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Libohovë, duke shkaktuar një shtresë të dendur tymi mbi zonën.

Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm për banesat përreth, por tymi i rëndë ka shqetësuar banorët e afërt dhe po përhapet në sipërfaqe të gjera.

Në vendngjarje ndodhet ekipi i zjarrfikëses së Libohovës, ndërkohë që për të përforcuar ndërhyrjen janë angazhuar edhe efektivët e zjarrfikëses së Gjirokastrës me një autobot uji.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimtë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për shkakun e zjarrit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët nëse konfirmohet zjarrvënia e qëllimshme.

Fusha e mbetjeve është një pikë e njohur për grumbullimin e mbetjeve urbane të zonës dhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme të djegieve, duke ngritur shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve dhe ndikimin në mjedis e shëndetin publik.

 

Të fundit