Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë Bashkisë së Elbasanit, shkaktohet panik tek banorët

Zjarr pranë Bashkisë së Elbasanit, shkaktohet panik tek

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e së dielës një godinë të amortizuar, vetëm 150 metra larg godinës së Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave me qarkullim të lartë të qytetit, e rrethuar nga banesa dhe dyqane. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 10 efektivë zjarrfikës dhe 3 automjete të shërbimit, të cilët kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi që ndodhej brenda objektit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Të fundit