Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë flet për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë: Do parandalohen nëse reagojmë më shpejt

Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara thotë se përgjigja e menjëhershme me sanksione ndaj sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, ishte pjesë e një strategjie drejt synimit për të parandaluar sulmet kibernetike në të ardhmen. Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Teknologjinë Kibernetike dhe atë në Zhvillim, Anne Neuberger i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo strategji përfshin zgjerimin e koalicionit që mban ata që kryejnë sulme të tilla përgjegjës dhe një kundërpërgjigje të shpejtë me pasoja.
Në intervistën me korrespondenten e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, zonja Neuberger tha se çdo vend i NATO-s duhet ta kuptojë që sjell rreziqe për të gjithë aleatët, nëse nuk zbaton praktikat e duhura të sigurisë kibernetike.
Zëri i Amerikës: Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, por kjo nuk e ndaloi Teheranin të ndërmerrte një sulm të dytë. Çfarë tjetër mund të bëjmë për t'i frenuar ata dhe si po e ndihmojmë Shqipërinë?
Anne Neuberger: Parandalimi i sulmeve kibernetike është një fushë shumë e re dhe bazohet në mësimet dhe qasjen që përdorim në fusha të tjera, si sulmet nga ajri dhe deti, si të ndërtojmë koalicione mes vendeve në lidhje me atë që përbën një sjellje të përgjegjshme në hapësirën kibernetike dhe atë që përbën sjellje të papërgjegjshme.
Shumë vende kanë nënshkruar me Kombet e Bashkuara vullnetarisht në vitet 2015 dhe 2019, rregullat e sjelljes së shteteve në kohë paqeje. Një prej tyre është të mos goditen shërbimet jetike për njerëzit. Por që normat të zbatohen, duhet që një koalicion sa më i gjerë të jetë e mundur të bjerë dakord për të vënë para përgjegjësisë palët që nuk i respektojnë këto rregulla, dhe kur është e mundur të imponojnë pasoja.
Pra, kjo është arsyeja që kur pamë sulmin iranian ndaj Shqipërisë, që ndërpreu shërbimet e qeverisë shqiptare për qytetarët e saj, ne dhe vendet e tjera e denoncuam për të vënë para përgjegjësisë Iranin, për ta bërë të qartë që pas tij ishte Irani, dhe për të imponuar pasoja. Qeveria shqiptare mori masa, ne Shtetet e Bashkuara vendosëm sanksione. Dhe e bëmë këtë si pjesë e forcimit të masave të parandalimit kibernetik.
Ky parandalim nuk do të realizohet me një apo dy raste. Do të realizohet nëse ne në mënyrë të përsëritur, reagojmë shumë më shpejt se në të kaluarën. Po ashtu për të arritur këto synime strategjike të zbatimit të normave ndërkombëtare kibernetike, nëse reagojmë në mënyrë të përsëritur, si komunitet vendesh, besojmë se mund t’i parandalojmë sulmet kibernetike.
Zëri i Amerikës: E vërteta është se ndërsa ju po përpiqeni të krijoni këto rregulla ndërkombëtare kibernetike, nuk ka konsensus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke qenë se Rusia dhe Kina janë pjesë e tij. Ka disa korniza të OKB-së që nuk mund të zbatohen. Pra, në këto rrethana, si mund të ecet përpara?
Anne Neuberger: Rusia është një nga vendet që nënshkroi normat e Grupit Qeveritar të Ekspertëve në vitet 2015 dhe 2019. Pra ne besojmë se çelësi është që vendet që kanë rënë dakord me këto norma, t’i zbatojnë ato.
Dhe ne besojmë, se sa herë që ka vende që nuk i zbatojnë, t’i denoncojmë dhe të vazhdojmë të zgjerojmë koalicionin në mënyrë që sa më shumë vende t'i bashkohen atij, dhe rrjedhimisht të reagojmë më shpejt dhe të konsolidojmë përpjekjet për të imponuar pasoja. Besojmë se do të marrë një fare kohë, por këto janë hapat e qëndrueshëm që po ndërmarrim së bashku me partnerët dhe aleatët.
Zëri i Amerikës: Përtej aleatëve perëndimorë, a ka një dakordim për nevojën për ta bërë këtë për pjesën tjetër të botës?
Anne Neuberger: Ne besojmë se po, sepse në shumë aspekte, vendet më të dobëta janë ato që janë më të cenueshmet nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve të tyre qeveritare, sulmeve kibernetike ndaj kompanive ose vjedhjes së pronës intelektuale.
Pra, ne besojmë se është në interesin e të gjitha vendeve, qofshin të mëdha apo të vogla, sepse ne të gjithë jemi të dixhitalizuar. Është e qartë se disa prej nesh kanë më shumë dixhitalizim se të tjerët, por të gjithë jemi dixhitalizuar, prandaj ka rrezik për qytetarët tanë nëse shërbimet kritike ndërpriten, ose nëse funksionet e qeverive ndërpriten në momente krize."
Zëri i Amerikës: Grupet e lidhura me Iranin depërtuan në sisteme të ndryshme në Shqipëri, madje edhe në emailin e kryeministrit. A jeni e shqetësuar se Irani mund të ketë fituar qasje në të dhënat e ndjeshme të NATO-s? Së fundmi kemi dëgjuar se edhe në Portugali mund të jenë vjedhur qindra dokumenta të NATO-s.
Anne Neuberger: Është e qartë se është e nevojshme të ketë praktika të mira të sigurisë kibernetike në mes gjithë anëtarëve të NATO-s. Çdo anëtar i NATO-s duhet ta kuptojë që sjell rreziqe për të gjithë aleatët nëse nuk zbaton praktikat e duhura të sigurisë kibernetike. Kjo është një nga arsyet që ne kemi punuar shumë nga afër në kontekstin e NATO-s, për sa i përket sigurisë kibernetike dhe për të krijuar aftësitë e reagimit ndaj incidenteve kibernetike në NATO, për të përforcur aftësitë kibernetike të NATO-s, sepse, siç e përmenda më herët, është e qartë që duhet bërë më shumë punë.
Ju përmendët dy shembuj që nxjerrin në pah nevojën për një gjë të tillë. Mendoj se tani ka një ndërgjegjësim shumë më të thellë në NATO dhe një ndërgjegjësim për të bashkuar aleatët që të marrin masa të përbashkëta të sigurisë kibernetike, për informacione të rëndësishme.
Zëri i Amerikës: Si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Portugalia janë teknikisht të mbrojtura sipas parimit të mbrojtjes kolektive. A mund të shpjegoni se cili është këndvështrimi i administratës lidhur me parimin e NATO-s se një sulm ndaj një vendi është një sulm ndaj të gjithëve, për sa i përket luftës kibernetike? Në çfarë pike një sulm kibernetik meriton një kundërsulm? A ka ndonjë kriter? A ka një vijë të kuqe?
Anne Neuberger: Kjo është një fushë ku politika është në zhvillim e sipër. Është një fushë shumë e re. E keni parë politikën e NATO-s që një ose disa sulme kibernetike mund të ngrihen në nivelin e një sulmi të armatosur. Është e qartë që pragu është shumë i lartë për një sulm kibernetik që mund të konsiderohet në atë nivel. Puna që po bëjmë në NATO është e përqendruar, së pari, në qëndrueshmërinë e sigurisë kibernetike.
Do të ketë një konferencë të NATO-s për mbrojtjen kibernetike në Romë që do të fokusohet në standardet që kanë anëtarët e NATO-s për sistemet e tyre kritike, krijimin e një aftësie reagimi ndaj incidenteve të tilla, në mënyrë që nëse një aleat sulmohet, të ekzistojë një aftësi e NATO-s që vendet të mund të bashkohen dhe praktikisht të ofrojnë mbështetje dhe që si aleancë, ta përdorin atë për të zbatuar normat ndërkombëtare. Por kjo është një fushë për të cilën po punojmë ende për ta çuar përpara. VOA
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24