Flash News

KRYESORE

Edhe meshkujt kanë një listë për femrat

Edhe meshkujt kanë një listë për femrat

Shpesh herë janë femrat ata të cilat "paragjykohen" dhe konsiderohen si ato me teka e me listë pas liste për kërkesat që kanë ndaj meshkujve.

Kur në fakt, janë dhe meshkujt që kërkojnë vëmendje dhe kanë përpiluar një listë për femrën që idealizojnë.

Por çfarë përmban kjo listë?

Vëmendje

Kërkon ta dëgjosh me vëmendje ndërsa ai flet. Mbani vath në vesh, që edhe nëse ju bie telefoni nduk duhet ta shkëpusni vëmendjen nga ai.

Ai do gjithmonë vëmendje, në çdo orë të ditës. Do të të flasë për atë që i ka ndodhur gjatë ditës, t’i përshkruajë dhe të marrë mendimin tënd, por gjithmonë ti duhet ta kesh në fokus. Kështu që, jini e përqendruar.

Vendosmëri

Nëse femrat nuk kanë vendosmëri, meshkujt nuk i durojnë dot këtë cilësi karakteri. Nëse po mendon për bashkëshortin tënd të ardhshëm, atëherë tregoje veten mjaft të qëndrueshme dhe qëndroji deri në fund. Nëse ti kërkon që të kesh në krah një njeri i cili të jetë i vendosur dhe i matur në çdo gjë, atë kërkon edhe ai prej teje.

Ndershmëri

Gjithçka kërkon një marrëdhënie, është sigurisht, sinqeriteti. Nëse diçka nuk të pëlqen, më mirë thuaje hapur dhe kërko nga ai të njëjtën gjë. Është e rëndësishme të thuash gjithçka, edhe për gjërat më të vogla.

Dashuri

Dhe kjo është më e rëndësishmja. Të tregosh që je e dashuruar me njeriun që ke në krahë, për të je vetë jeta. Meshkujt duan një femër me të cilën ta ndajnë dashurinë, por edhe një femër e cila e tregon këtë, sidomos me vepra

 

Të fundit